Konsumatorët e Prince Caffe prej ditës së sotme do të kenë mundësinë që t’i gjejnë të gjitha produktet e Prince Caffe në pikat e Shell-it në Kosovë.
Kjo pasi në ambientet e kompanisë Devolli Corporation u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e furnizimit me produktet e Prince Caffe me kompaninë e derivateve britanike-holandeze Shell.Anëtari i Bordit të Devolli Corporation, falënderoi kompaninë Shell për bashkëpunimin.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit me Princ Caffe, me njërën prej kompanive botërore Shell. Shfrytëzoj rastin të falënderoj Wim dhe Latif Kryeziun për formalizimin e kësaj marrëveshje”, tha ai
Ndërsa, Wim Riegman nga kompania Shell, tha se trajtimi i konsumatorëve është shumë i rëndësishëm dhe dëshirojnë që klientëve t’iu shërbejnë kafen më të mirë në Kosovë.
“Jemi shumë të lumtur që e prezantojmë Shellin në Kosovë. Startuam para një viti me derivate të cilësisë së lartë për konsumatorët. Por, për ne, po ashtu trajtimi i konsumatorit është i rëndësishëm, prandaj duam që t’iu servojmë kafe të mira në markete dhe për këtë kemi gjetur një partner të mirë, Prince Caffe për t’iu shërbyer konsumatorëve kafen më të mirë të pranishme në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, Royal Dutch Shell, e njohur zakonisht si Shell, me rreth 44,000 pika shitëse të derivateve të naftës në 70 shtete të ndryshme të botës, konsiderohet si njëra ndër kompanitë më të mëdha botërore.
Nga vitit 2018 ky brend i njohur ndërkombëtar është prezent edhe në Kosovë me rreth 70 pika shitëse. Kurse, Prince Caffe e cila prodhohet nga Devolli Corporation është brendi më i njohur kosovar, i cili eksportohet në më shumë se 20 vende të botës, përfshirë SHBA-në.
Produktet e Prince Caffe janë certifikuar nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e cilësisë së produkteve ushqimore.